Ilir Meta: Prezantojmë programin dhe statutin në Konventë. Shqipëria u përket të rinjve

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka folur para nisjes së Konventës Kombëtare të kësaj force.

Është një ditë e rëndësishme. Është konventa e parë e Partisë së Lirisë. Më 25 korrik ishte konventa e fundit e LSI-së, e cila mori vendimin për t’i hapur rrugë krijimit të PL. Në më pak se 100 ditë vijmë në këtë konventë ku do të prezantojmë programin dhe statutin e PL si dhe angazhimin tonë që Shqipëria t’u përkasë të rinjve.
PL ka këtë angazhim madhor që këta të rinj t’i mbajë këtu, t’i kthejë këtu dhe që të rinjtë tanë të jenë lokomotiva e transformimit të shpejtë dhe burimi i lumturisë dhe mirëqenies së shoqërisë sonë”, tha Meta.

SHKARKO APP