Ilir Meta puth Sashën dhe lutet për Konventën e PL!

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është shfaqur i veshur kuqezi duke puthur Sashën, ndërkohë puth dhe lutet për Konventën Kombëtare që do të mbahet nesër në Pallatin e Kongreseve.

Nesër në orën 10:00 Meta ka thirrur Konventën me objektivin për të pastruar partinë nga tradhtarët dhe nepotizmi.

Vëmendjen kryesore pritet ta ketë pikërisht grupi ”Kryemadhi”, ndaj të cilit Meta ka pasur jo pak kritika dhe madje, akuza të forta duke i cilësuar si tradhtarë e të infiltruar të Edi Ramës. Ai e ka akuzuar Monika Kryemadhin nën shërbim të SPAK-ut.

Përballjen e parë Meta-Kryemadhi e patën në Komitetin Politik Drejtues, por në Konventë Meta përballet për herë të parë edhe me të tjerë të besuar të Kryemadhit, si Endrit Braimllari që dha dorëheqjen si anëtar kryesie për shkak të luftës së brendshme.

Shumëkush e quan një lojë të dyshes Kryemadhi-Meta, por nesër pritet të shikohet realisht se ku mbaron filmi, nëse është film me metrazh të shkurtër.

SHKARKO APP