Ilir Meta: Rama të mos fshihet pas imunitetit diplomatik, të jetë në dispozicion të drejtësisë
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta teksa iu bashkua protestës tha se Rama duhet të kishte dhënë dorëheqjen dhe të vihej para drejtësisë. Sipas Metës, Rama nuk duhet të fshihet pas imunitetit diplomatik.
Ilir Meta: Rama duhet të ishte dorëhequr me kohë. Nuk duhet të përdorë pozitën shtetërore për imunitet diplomatik. Duhet të jetë në dispozicion të drejtësisë sepse ka shkelur kushtetutën dhe së dyti edhe të drejtësisë amerikane.
Nuk ka asnjë skenar të ndalojë opozitën të fitojë në zgjedhjet e 14 majit. Sot do të shohim që ka mbetur ende shpresë që mund të merren vendime ose do të kemi një deligjitimim total të regjimit të Ramës.
PL dhe PD janë më të bashkuara se kurrë dhe i ftojmë të gjitha ata që duan të jenë përballë regjimit të bashkohen me këtë mision për të çmontuar këtë bande nga pushteti.