Ilir Meta: Shtatori do të jetë pranvera e demokracisë
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta zhvilloi një takim me strukturat në Elbasan. Afrimin e shtatorit, Meta e ka konsideruar si një pranverë për demokracinë dhe përmbysje të këtij regjimi.
”Populli është investitori më strategjik. Kush mendon se mund të sillet si pushtues i ka bërë llogaritë shumë keq. Ora e drejtësisë ka ardhur.
Shtatori do të jetë një pranverë e vërtetë e demokracisë dhe përmbysjes së këtij regjimi hajdutokrat që të vetmen rrugë shikon shkatërrimin e popullit shqiptar”.