Ilir Meta thirrje qytetarëve: Reagoni duke marrë pjesë në protestën e 12 nëntorit

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët pasditen e sotme, ka komentuar ikjen e të rinjve nga vendi, ku tha se Rama fajëson autoritetet britanike për fenomenin e shpopullimit por një gjë e tillë është përgjegjësia e tij, pasi nuk i krijon atyre asnjë mundësi.

Meta akuzoi kreun e qeverisë se po kryen suljm ndaj mediave e ndaj bizneseve dhe i ftoi të gjithë ti kundërpërgjigjen me pjesëmarrjen në protestën e 12 nëntorit.

”Është momenti që të gjithë qytetarët e bizneset e ndershme që ndihen të rrezikuara e të kërcënuara të reagojnë duke nisur me manifestimin e madh të 12 nëntorit e në vazhdimësi sepse ka vetëm një rrugë që të mos largohen të rinjtë, largimi i Edi Ramës nga pushteti”.

SHKARKO APP