Ilir Meta tregon projeksionin e opozitës: Rama do të ikë

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në emisionin “Now” në ”Euronews Albania”, thotë se Edi Rama do të iki nga pushteti. Për të pjesëmarrja në protestën e 12 nëntorit tregoi përkrahjen e madhe që ka opozita.

“Edi Rama do ikë, kjo ka përfunduar, ai e di më mirë se kushdo tjetër. Dy mandate i bleu me Lulzim Bashën, në 2017-ën e çadrës dhe 2021-it. I bleu me Lulzim Bashën, nuk bleu gjë me mua ai.

Kjo është një demonstrim i përkrahjes së madhe që ka opozita, vizionit që ka opozita. Një opozitë që njeh problemet e qytetarëve, që tregon sesi do gjendet alternativa për të zgjidhur problemet ekonomike-sociale. Forcën do ta trgojnë zgjedhjet”.

SHKARKO APP