Ilir Meta: Veç largimi i Ramës garanton të drejtat e gazetarëve

Organizatat europiane për Siguri të Gazetarëve mision monitorues në Shqipëri, ku dolën në përfundime se nuk ka progres në lirinë e medias.

Nisur nga ky lajm, kreu i partisë së Lirisë, Ilir Meta, thotë se vetëm me largmin e Edi Ramës nga pushteti, do të garantohen të drejtat e gazetarëve.

”Përkeqësimi i lirisë të medias është rezultat i kapjes të shtetit dhe korrupsionit skizofrenik që po ndodh. Vetëm largimi i “Rilindjes” dhe këtij Kryeministri përmirëson lirinë e medias dhe garanton të drejtat e gazetarëve”.

SHKARKO APP