Ilir Meta vizitë te familja Hajdari: Azemi ende frymëzon për guxim dhe ndryshim
Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka vizituar familjen Hajdari në kujtim të 24 vjetorit të vrasjes së Azem Hajdarit. Përmes një postimi në facebook, Meta shkruan se Shembulli që la Azem Hajadri, edne frymëzon më shumë se kurrë për guxim dhe ndryshim.
”Kënaqësi të vizitoja sot familjen e dashur Hajdari për të kujtuar Liderin e Lëvizjes Studentore dhe të Dhjetorit ’90, Azem Hajdarin. Shembulli i tij frymëzon më shumë se kurrë për Guxim dhe Ndryshim”.