Iljazaj: Presidenti duhet për një ditë të keqe
Dekreti i Presidentit Ilir Meta për të anuluar zgjedhjet 30 qershorit u diskutuan në studion e lajmeve në RTV Ora. Gazetari Ervis Iljazaj, tha se indiferenca e presidentit do të ishte e pafalshme. Ai tha se roli i presidentit bëhet më i rëndësishëm në situatën ku ndodhet Shqipëria.
”Roli i Presidentit bëhet shumë i rëndësishëm në kohë krizë, siç është kjo e Shqipërisë sot. Ose po e them më shqip, Presidenti në një republikë parlamentare duhet në një ditë të keqe. Nëse politika dhe institucionet funksionojnë normalisht atëherë roli i Presidentit kthehet në formal, ceremonial. Roli i presidentit dallohet kur vendi është në krizë. Pse kur vendi është në krizë? Sepse është ai që ruan ekuilibrin institucional dhe të pushteteve në një republikë parlamentare. Presidenti nuk ka asnjë pushtet, por ama kushtetua nëpërmjet dekreteve i njeh ndërhyrje në të treja pushtet sepse ka rolin e ekuilibruesit të institucioneve dhe politikës në vend. Indiferenca e presidentit do të ishte e pafalshme”.
KOHA JONË SONDAZH

