”Illyrian Guard”, policia që do të ruajë objektet dhe personat

Qeveria ka vendosur të krijojë policinë e re që do të mbrojë objektet dhe personat. Kjo strukturë është në varësi të të Ministrisë së Brendshme dhe është emërtuar ”Illyrian Guard”. Këshilli i Ministrave ka vendosur krijimin e shoqërisë tregtare ”Illyrian Guard”, sh.a, me kapital 100% shtetëror, për ofrimin e shërbimeve ndaj personave fizikë e juridikë publikë dhe privatë.

Kapitali fillestar për krijimin e kësaj shoqërie në varësi të Ministrisë së Brendshme do të jetë 10 000 000 (dhjetë milionë) lekë që do të përballohen nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit. Shërbimet me pagesë ofrohen kundrejt subjekteve të treta, publike apo private në fushën e rendit e të sigurisë publike, teknologjisë së informacionit, si dhe çdo shërbim tjetër në përputhje me qëllimin e krijimit dhe statutin e saj.

Të gjitha institucionet dhe subjektet publike, të cilat kanë në administrim objekte shtetërore, ruajtja dhe sigurimi i të cilave duhet të realizohet nga shërbime të specializuara për këtë qëllim, i drejtohen me kërkesë kësaj shoqërie, për të përfituar shërbimin e ruajtjes dhe të sigurisë fizike. Për t’iu drejtuar policive private, duket se shansi i vetëm do të jetë nëse kjo shoqëri merr vendim për pamundësinë e ofrimit të shërbimit të kërkuar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?