Imami: Mos i lini gratë të shkojnë në plazh, rrihini me bishtin e sëpatës

Një imam nga Kosova është filmuar teksa u bënte thirrje besimtarëve myslimanë që të mos i lejonin gratë apo vajzat e tyre që të shkojnë në plazh.

Në videon e përhapur gjerësisht në rrjetet sociale, imami u bën thirrje besimtarëve që ta ndalojnë diçka të tillë pasi sipas tij, në periudhën e agjërimit përbën mëkat.

Madje, ai u sugjeron edhe rrahjen e tyre përmes bishtit të sëpatës.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Mos i leni me shku në det gratë gjatë Ramazanit. Bishtin e sakicës (lloj sëpate) e keni pas dere? Nëse është nevoja përdoreni”, thotë imami.

Swiss Digital Mobile Reklama

”Hoxha” ka një mesazh për ata që shkojnë n’deti dhe thotë përdorëni bishtin e sakicës!?

”Hoxha” ka një mesazh për ata që shkojnë n’deti dhe thotë përdorëni bishtin e sakicës!?

Publiée par Politikë sur mardi 12 juin 2018

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?