Imazh i ”Gulf”, Bes Kallaku: Do ndjek rrugën ligjore
Nuk ka asnjë gjurmë të drejtuesve të kompanisë ”Gulf”, e cila papritur mbylli aktivitetin në të gjitha pikat e karburantit. Prokuroria e Tiranës thekson se objekt i hetimit është skema mashtruese e shitjes së tollonave pak ditë para mbylljes së aktivitetit.
Kjo histori ka të përfshirë edhe aktorin e humorit, Bes Kallaku, pasi ka qenë imazhi zyrtar i ”Gulf”. Në një reagim në rrjetin social Instagram, Besi shkruan se është i prekur, dhe se problemet e kompanisë i ka marrë vesh vetëm ditët e fundit.
Nga ana tjetër, aktori i humorit ka pohuar se këtë çështje do ta ndjek në rrugë ligjore, pasi i është dëmtuar imazhi edhe nga lajmet e fundit që e kanë përmendur atë në këtë skandal të kompanisë ”Gulf”.
“Sqarim. Ju bëj me dije se kisha rënë dakord që unë të isha imazhi i kompanisë Gulf për një kohe prej 7 muajsh, duke filluar nga muaji dhjetor. Gjatë këtyre ditëve e kam marrë vesh vetëm nëpërmjet medias për falimentimin e kësaj kompanie. Nisur nga dëshira dhe keqdashja e disa portaleve që lidhin figurën time, kur njësoj si të gjithë të dëmtuarit edhe unë jam pjesë e këtij dëmtimi të imazhit tim moral dhe ekonomik. Më vjen keq për çdo kënd të dëmtuar dhe të mashtruar nga përdorimi i imazhit tim. Mirkuptoj këdo. Gjithashtu edhe unë do ndjek rrugën ligjore. Zoti ju rujt”, shkruan Besi në Instagram.
https://www.instagram.com/p/Bh6PTVUAUpW/?taken-by=bes_kallaku
KOHA JONË SONDAZH

