Impiant për mbetjet spitalore dhe kafshët e ngordhura, banorët në Shijak dalin në protestë

Rreth 300 banorë në lagjen e ‘Keceve’ në Shijak kanë dalë në protestë, pasi janë kundër ndërtimit të një impianti për mbetjet spitalore dhe përpunimin e kafshëve të ngordhura.

Banorët shprehen se nuk janë njohur me vendimin për ndërtimin e këtij impianti që sipas tyre do ndotë ambientin dhe do ndikojë në shëndetin e tyre.

Banorët kanë pasur një konfrontim mes banorëve dhe policisë, e cila nuk ka lejuar mediat që të filmojnë brenda, raporton ‘BalkanWeb’.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?