Impianti diellor lundrues në Banjë – Statkraft nënshkruan marrëveshjen

Statkraft Albania ka lidhur marrëveshjen me kompaninë norvegjeze Ocean Sun AS, zhvilluese e teknologjisë diellore lundruese për impiantin fotovoltaik lundrues, i projektuar për t’u ndërtuar mbi rezervuarin e Banjës. Sipas njoftimit të publikuar në faqen zyrtare të kompanisë, parku fotovoltaik me një kapacitet maksimal prej 2MW do të përbëhet nga 4 njësi lundruese prej 0,5 MW secila, me një kosto totale investimi prej 2.3 milionë euro.

“Testimi i teknologjisë së re për panelet lundruese të energjisë diellore përshtatet shumë mirë me strategjinë e Statkraft për të rritur gjenerimin e energjisë sonë të rinovueshme nga uji, era dhe dielli. Nëse teknologjia rezulton e suksesshme dhe potenciale për kosto-konkurrencë mund të arrihet, një aplikim më i gjerë i paneleve diellore lundrues mund të bëhet edhe në vende të tjera të   Statkraft”, thotë CEO i Statkraft, Christian Rynning- Tønnesen.

Në dhjetor të vitit të kaluar, Statkraft Albania mori autorizimin paraprak nga qeveria shqiptare për zbatimin e këtij projekti mbi hidrocentralin e Banjës, në qarkun e Elbasanit. Ndërkohë, kompania njofton se në varësi të miratimeve rregullatore përfundimtare, impianti diellor lundrues do të ndërtohet gjatë viteve 2019-2020. /SCAN

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?