Importi i mbetjeve, Koka: Asnjë rrezik

Importi i mbetjeve për riciklim nuk përbën asnjë rrezik për Shqipërinë pasi aktualisht janë ritur kapacitetet monitoruese në dogana.

Ky ishte qëndrimi i ministrit të Mjedisit, Lefter Koka në lidhje me rikthimin e drafttit për importin e mbetjeve në parlament qe ka rikthyer gjithashtu dhe debatin per rrezikun qe i kanoset vendit nga ky import.

“Po kjo mazhorancë mendon se ky cikël prej tre vitesh ka bërë të mundur konsolidimin e kontrollit në pikat doganore dhe sigurisht mendoj që dhe në Ministrinë e Mjedisit reforma administrative, krijimi i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, krijimi i Inspektoritatit Shëndetësor të Mjedisit bën të mundur dy komponentë që do të shërbejnë për kontrollin e këtyre produkteve në momentin që hyjnë në territorin shqiptar”, tha Koka.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por pavarësisht kësaj, ai kërkoi një bashkëbisedim me të gjithë aktorët për të gjetur edhe zgjidhjen më të mirë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Nuk ka pse të mos ulen në një tavolinë të përbashkët, shoqata e ricikluesve, ambientalistët deputetët të cilët janë pro dhe kundër”, shtoi ai.

Në lidhje me vendimin e qeverisë për menaxhimin e gomave të përdorura kreu i mjedisit u shpreh: “Për të ndjekur destinacionin final, për të eliminuar hedhjen e tyre, apo djegien e tyre të përdoren si lëndë djegëse të cilat janë shumë të dëmshme”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?