Importi i mbetjeve në komision, Shalsi: Kemi bërë 6 ndryshime

Në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese po diskutohet ligji për importin e mbetjeve para se të shkojë për miratim seancën e së enjtes.

Kreu i Komisionit, Eduard Shalsi, në cilësinë e njërit prej deputetëve që ka firmosur një propozimin ligjor për kthyer importin e mbetjeve në Shqipëri, tha se projektligji vjen me 6 ndryshime.

“Votimi u shty pasi ishte programuar për në datën 21 korrik, por u shty për shkak të sugjerimeve dhe argumentave për disa ndryshime. Ndërhyrjet mu dukën logjike dhe për këtë vendosëm të pasurojmë draftin”, shpjegoi ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shalsi sqaroi më tej tej se një nga ndryshimet është ndalimi i importit të mbetjeve për magazinim dhe djegie.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndryshimi i dytë është se do të importohen vetëm mbetje jo te rrezikshme të dedikuara për riciklim.

“Propozuam që importi i mbetjeve të kryet vetëm në dy apo tre pika doganore që plotësojnë kriteret. E drejta e importit do jetë vetëm për ato subjekte të licensuara për riciklim”, shtoi Shalsi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?