Importi i plehrave, Shalsi: Mbetjet do sillen nga tre pika doganore
Deputeti i PS, Eduard Shalsi që është edhe një prej deputetëve që risolli ligjin për importin e mbetjeve, në studion e Tonight Ilva Tara foli për listën e mbetjeve që do të sillen në Shqipëri. Shalsi tha se janë 16 ose 17 produkte, duke shpjeguar se lista përmban ato produkte që nuk kanë biznese që kanë fabrika apo impiante.
Po ashtu Shalsi tha se do të jenë tre pika doganore nga ku do të bëhet sjella e mbetjeve, Durrësi, Kapshtica dhe Morina.
Elsa Ballauri nga Shoqëria Civile dhe Andi Tepeleba përfaqësuesi i Aleancës Kundër Importit të Mbetjeve kundërshtuan ligjin, me argumentin se duhen menaxhuar mbetjet tona, pastaj ato të importuara.
Ndërsa ambientalisti Xhemal Mato mbështet ligjin duke thënë se nësë përmirësohet akoma më shumë ndihmon mjedisin dhe industrinë ricikluese.
Eduard Shalsi: Ka dy lista, ka një VKM të vitit 2010 me 80 produkte ka dhe një VKM me 25 produkte. Lista e gjelbër e viti 2012 sipas VKM. Brenda kësaj liste, duke qenë se propozimi im u përmirësua dhe unë nuk e mbaj veten si njëri që kam monopolin e të vërtetës. Përballë disa reagimeve dhe vërejteve të arsyeshme, drafti ime nuk ka një apo dy ndryshime, por ka 6 ndryshime. Dikush kishte shqetësimin nga do vijnë. Do vijnë nga Hani i Hotit apo do vijnë nga 3 Urat?! Dhe ne e përmirësuam, vendosëm 2-3 pika doganore.
Lista përmban mbetje të cilat në Shqipëri nuk kanë biznese që kanë fabrika apo impiante, apo teknologji për ti përpunuar. Çka do të thotë se nga lista prej 25 produkte që ekzistonte aktualisht me bizneset që kanë të instaluara rezultojnë që të jenë 16 ose 17 produkte. Pra duke lidhur ardhjen e produktit me fabrikën ku do të përpunohet do të ndiqet. Shumë e rëndësishme është: “kërko dhe gjurmo”.
Në zyrën time ka pasur edhe individë shqiptarë dhe të huaj, që kanë kërkuar të dhëna për këtë iniciative, që duan ta kuptojnë më mirë. Nuk e dini fillimisht propozimin. BE e dinte që laboratori i mbrojtjes së mjedisit ishte kompletuar sepse e kishin bërë vetë. Por mund tju them se drafi im i përmirësuar me 6 pika është rezultat edhe i këtyre konsultave.
Nëse ligji i menaxhimit të mbetjeve do të funksiononte, ne nuk do të ishim këtu, nuk do të vinim tek ky propozim.
Janw tre pika Durrësi, Kapshtica dhe Morina, këto do të jenë të përcaktuara në ligj. Është investuar goxha tek logjistika dhe tek stafi i doganave.
Andi Tepelena: Shqipëria ka kapacitete të riciklojë 80% të mbetjeve toan, por kjo për fat të keq shkon në landfill dhe këto janë para të groposura, dhe ricikluesit e kanë pranuar që pushteti lokal ka dështuar në këtë pikë. Një riciklues italian ka thënë që Shqipëria nuk ka nevojë, sepse ka aq mbetje për ti ricikluar. Meraku ynë nuk është për të importuar mbetjet e huaja, është meraku për të ricikluar mbetjet shqiptare. Nuk e kuptojmë këtë urgjencë për këtë ligj. Akoma dhe sot nuk kemi direktivën e BE për këtë listë të gjelbër. Pra direktiva qënka për skrapin, por për këtë liste që flitet akoma nuk kemi një direktivë të BE.
Elsa Ballauri: Ky ligj ka një histori. Kjo ka qenë edhe një nga kartat që Rama erdhi në pushtet. Ka një problem shumë të madh moral, në aspektin e moralit politik. E gjithë kjo katrahurë që do të ndodhë, me pjesën e shoqërisë, do të vazhdojë për sa kohë ne nuk do të kemi krijuar urën e besimit. Besimi është shkatërruar, është një ofendim, pozicion i irëndë që cdo qytetar e ndjen veten. Unë jam e ofenduar dhe besoj shumë të tjerë janë të ofenduar. Nuk është puna e plehrave, ne jemi të rrethaur me plehrat. Ne kemi shumë aksion të ardhura nga shoqëria. Dhe nuk po mendojmë si të menaxhojmë plehrat tona.
Xhemal Mato: Ky ligj e mbron mjedisin dhe e përmirëson situatën mjedisore në Shqipëri?! Kjo është e rëndësishme dhe ky ligj që kur u formulua ishte shumë i mirë dhe pati vetëm 2-3 ndërhyrje dhe nga ne për tu forcuar në lidhje me regjimin e importimit të këtyre lëndëve të para që do përdoreshin për riciklim. Pra nëse ligji përmirësohet akoma më shumë dhe ndihmon mbrojtjen e mjedisit dhe ndihmon industrinë ricikluese, pra është një filozofi riciklimi. Është fati i madh që në vedin tonë njerëz të biznesit hedhin lekët dhe futin kët ëindustri të gjelbër që ndihmon Shqipërinë në menaxhimin e mbetjeve. Çdo qytetari duhet ti interesojë kjo industri.
KOHA JONË SONDAZH

