Imuniteti i të shëruarve nga Covid-19, Koraqi: Antitrupat deri në 6 muaj

Sa më rëndë të kalohet koronavirusi aq më i lartë është imuniteti i krijuar. Andi Koraqi, shefi i laboratorit të mikrobiologjisë në QSUT, i shëruar prej kohësh nga virusi thotë se nga muaji në muaj antitrupat pësojnë rënie me 1 deri 2 njësi.

”Në dy raste që unë e kam bërë me të njëjtin test ka rezultuar se indeksi lëviz me 2 njësi. Deri këto momente mendohet se imuniteti zgjat 3-6 muaj. Është vërtetuar se sa më rëndë e kalon sëmundjen aq më të lartë e ke nivelin e antitrupave”, tha Koraqi për ”A2cnn”.

Sipas studimeve, të shëruarit nga Covid-19 nuk janë infektues për të tjerët. Sa mundësi kanë të preken sërish nga virusi? ”Në botë, deri tani janë 3 raste të konfirmuara”, shpjegon shefi i laboratorit.

Andi Koraqi propozon futjen e metodave te reja të testimit për të ndarë gripin nga Covid-19. ”Numri i testimeve për mendimin tim duhet të rritet, madje duhet të futen dhe metodat e reja të testimit më të lehta se marrja e materialit me tampon. Ka nisur testimi masivisht me anë të pështymës që është më e kollajshme”, shtoi Koraqi.

SHKARKO APP