Imunizimi, plan për rritjen e vaksinimeve për një vjeshtë më të qetë

Vaksinimi kundër Covid-19 gjatë muajve të verës në vend, do të më i përhapur, kjo për t’i paraprirë çdo situate të mundshme në vjeshtë dhe dimër. Përgjegjësja e vaksinimit në Shqipëri, Erida Nelaj sqaron se po vijon procesi për plotësimin e qytetaravë me dozën e dytë.

Aktualisht kjo situatë është intensifikuar për ata që kanë marrë vaksinën rusë, Astrazeneca dhe Pfizer. Deri tani është vaksinuar 30% e popullsisë me dozën e parë dhe mbi 12% me të dyja dozat. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, sot tha se presim mbi 100 mijë doza nga Sinovac dhe Pfizer.

”Brenda dy ditëve të ardhshme do të kemi serish një lëvrim të kontratave të lidhura të vaksinave anticovid. Do të jenë 100,000 vaksina Coronavac, të cilat pritet të mbërrijnë në ditët e ardhshme, ndërkohë 11,700 vaksina të Pfizer pritet të mbërrijnë ditën e hënë”. Duke folur për procesin e vaksinimit, Manastirliu tha se me ardhjen e dozave të tjera, do të ulet fashat e vaksinimit masiv në 50-vjeç.

Izraeli është vendi i parë në botë për numrin më të lartë të vaksinimeve në popullatë mbi 63%, e ndjekur nga Britania e Madhe dhe më pas Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shqipëria është larg këtyre shifrave. Në këtë periudhë duhet imuniteti natyral ndaj Covid-19 dhe rritja e vaksinimeve ka ulur ndjeshëm infektimet ditore dhe shtrimet në spital.

SHKARKO APP