Imzot Dodë Gjergji: Shenjtërimi i Nënës Terezë, nderim për gjithë shqiptarët

Imzot Dodë Gjergji ka mbajtur një fjalim me rastin e Meshës Falenderuese për nder të shenjtërimit të Nënës Terezë. Ai ka thënë konkretisht se është nder për shqiptarët dhe gjithë botën që është shenjtëruar një grua shqiptare, siç ishte Gonxhe Bojaxhiu.

“Nderimi ynë për Nënën Terezë është i shumëfishtë. Nuk kemi dhuratë më të madhe se Nënë Terezën”, ka thënë Imzot Dodë Gjergji.

“Nderimi i Nënës Terezë është nderim i të gjithë njerëzve vullnet mire në Kosovë dhe në botë. Në të gjitha trojet shqiptare. Është një përkulje dhe një nderim para sakrificës së saj. Ne gëzohemi dhe e falënderojmë Zotin se bota ka vullnet për të vlerësuar njerëzit vullnet mirë. Kjo është dëshmi se populli i Kosovës di të dallojë të mirën që e ka brenda vetës”, ka shtuar ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?