Imzot George Frendo rrëfen historinë e 78-vjeçarit që kujdesej për të shoqen e paralizuar

Imzot George Frendo ka zgjedhur të tregojë një histori personale gjatë meshës së mbajtur pasditen e sotme me rastin e Krishtlindjes në Katedralen e Shën Palit.

Gjatë meshës, Imzot George Frendo ka rrëfyer historinë e një 78-vjeçari me të cilin qëndroi në një dhomë spitali gjatë kohës që ishte i infektuar me Covid-19. Për më tepër Frendo tregoi se ky 78-vjeçar e donte shumë gruan e tij edhe pse ishte e paralizuar dhe kujdesej gjithë kohës për të.

”Dua të zgjedh të tregoj një histori. Kur isha në spital, rastisa në një dhomë bashkë me një burrë 78-vjeç u bëmë shumë miq, është një njeri shumë i thjeshtë, fliste për gruan që e donte pa masë, më tregoi fotografinë e saj. Ishte ende shumë e bukur, por e paralizuar, dhe ai kujdesej duke e larë dhe duke gatuar është një shembull i asaj dashurie që nuk vjetërohet. Fliste për fëmijët që i kishte rritur me shumë dashuri dhe sakrificë dhe ata në shumë mënyra vazhdojë të tregojnë dashurinë dhe mirënjohje. Krishtlindja është festa e familjes, fort e dashur”,-tregoi Frendo.

SHKARKO APP