Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 7 Nëntor 2026, 15:07 Protestuesit studentë dhe të “flamingove” vendosin: Kandidat për kryebashkiak në Tiranë nga radhët tona! Nga protesta e sotme para ministrisë së Arsimit një prej drejtuesve të kësaj proteste deklaroi se kemi vendosur që në Tiranë të dalim me…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Berisha
  • Kursi i këmbimit
  • Horoskopi
  • Ergys Agasi
  • Kosova futsall
  • Ambasadori amerikan
  • Bashkimi i opozitës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Berisha
  • Kursi i këmbimit
  • Horoskopi
  • Ergys Agasi
  • Kosova futsall
  • Ambasadori amerikan
  • Bashkimi i opozitës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Imzot Gjergj Meta pritet në Vatikan nga Ati i Shenjtë, Papa Leoni XIV

Imzot Gjergj Meta pritet në Vatikan nga Ati i Shenjtë, Papa Leoni XIV

Aktualitet
E enjte, 5 Nëntor 2026 18:22
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ati i Shenjtë, Papa Leoni XIV, duke pritur në audiencë private imzot Gjergj Metën, ipeshkëv i Dioqezës sonë të Rrëshenit, njëkohësisht edhe president i Konferencës Ipeshkvore Shqiptare, me rastin e vizitës “Ad Limina Apostolorum”.

Përshëndetja e Presidentit të Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë drejtuar Atit të Shenjtë Leoni XIV 

me rastin e vizitës ad limina Apostolorum

30 tetor 2026

Fort i Lumturi Atë,

kam kënaqësinë t’Ju drejtoj këtë përshëndetje të shkurtër në emër të Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë, me rastin e vizitës ad limina Apostolorum. Videre Petrum dhe vizita pranë varreve të Apostujve janë për ne një rast për të kremtuar fenë tonë, për t’u rrokur fort rreth Jush, Atë i Shenjtë, dhe për t’u përforcuar në fe. Të përforcuar kështu, do të kthehemi në Dioqezat tona për të përforcuar në fe meshtarët, rregulltarët, rregulltaret dhe besimtarët laikë.

Atë i Shenjtë, së pari, Ju përshëndes në emër të ipeshkvijve dhe administratorëve këtu të pranishëm. Së bashku përfaqësojmë pesë Dioqeza dhe një Administraturë Apostolike. Si barinj të Kishës që është në Shqipëri, në bashkim me mbarë Kishën dhe me Selinë e Romës, vazhdojmë, edhe mes vështirësive, shërbesën tonë si barinj të grigjës që na është besuar nga Krishti Zot nëpërmjet Pasardhësit të Pjetrit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në mënyrë të veçantë, Ju sjell përshëndetjen dhe përqafimin e meshtarëve tanë, të cilët çdo ditë punojnë me përkushtim në vreshtin e Zotit. Ata Ju shprehin, Atë i Shenjtë, besnikërinë dhe dashurinë e tyre dhe luten për Ju.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ju sjell përshëndetjen e rregulltarëve dhe rregulltareve tona, të cilët, me besnikërinë e tyre ndaj Krishtit nëpërmjet këshillave ungjillore, janë një shenjë e madhe për besimtarët tanë dhe jo vetëm për ta. Edhe ata sot janë me ne dhe ne bëhemi zëri i tyre pranë Jush për t’Ju përshëndetur e përqafuar.

Mund t'ju interesojë

Sali Lusha pushon te “Guri i DIALOGUT”

Sali Lusha pushon te “Guri i DIALOGUT”

Para 1 ore
PD proteston para kryeministrisë, Berisha mungon. Tani shkuan te Ministria e Arsimit

PD proteston para kryeministrisë, Berisha mungon. Tani shkuan te Ministria e Arsimit

Para 2 orësh
Harta e re territoriale, rreziku i kontestimit të zgjedhjeve

Harta e re territoriale, rreziku i kontestimit të zgjedhjeve

Para 2 orësh

Ju sjell përshëndetjen dhe përzemërsinë e besimtarëve tanë, të të gjitha dioqezave dhe të të gjitha famullive, nga më të dukshmet deri tek ato më pak të dukshmet. Ata Ju shohin, Atë i Shenjtë, me shumë përzemërsi. Katolikët e Shqipërisë i kanë qëndruar gjithmonë besnikë Selisë Apostolike, pavarësisht vështirësive, përndjekjeve, varfërisë dhe izolimit. Të gjithë, të rinj e të moshuar, të rritur e fëmijë, burra e gra, Ju dërgojnë një përqafim të madh e të përzemërt, duke kërkuar mbrojtjen e Martirëve të Lumë shqiptarë për shërbesën Tuaj.

Së fundi, Ju sjell përshëndetjen e të gjithë shqiptarëve, edhe të atyre që nuk janë katolikë, dhe sidomos të udhëheqësve fetarë të vendit. Ata Jua duan të mirën dhe shohin në Personin Tuaj një mik dhe një udhërrëfyes që ka çfarë t’i thotë botës, edhe në emër të të gjithë atyre që nuk kanë zë.

Atë i Shenjtë, dëshirojmë t’Ju falënderojmë për dëshminë që na keni dhënë të gjithëve ne dhe mbarë botës që nga çasti i parë kur u shfaqët në lozhën e Shën Pjetrit, duke uruar një paqe të çarmatosur dhe çarmatosëse. Me vendosmëri ungjillore, në shumë raste, Ju keni shpallur paqen që vjen nga Krishti, duke dënuar luftën.

Ju falënderojmë për Enciklikën Magnifica humanitas, e cila na ka ofruar një vizion antropologjik në një kohë kur duket se njerëzorja po lihet mënjanë për shkak të makinave të inteligjencës artificiale dhe të një algoritmi që ngrihet si zëvendësues i përgjegjësisë njerëzore. Në këtë Enciklikë kaq të bukur, Ju keni nxjerrë sërish në pah vendin qendror të njeriut, të çdo burri e të çdo gruaje, si dhe dinjitetin e tyre.

Faleminderit, Atë i Shenjtë, edhe për dëshminë që keni dashur dhe keni ditur t’i jepni botës duke bërë të ditur gjendjen Tuaj shëndetësore. Jemi lutur për Ju dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë gjë.

Fort i Lumturi Atë, në përfundim të këtij takimi, përtërijmë ftesën tonë për ta vizituar Shqipërinë. Nëna e Këshillit të Mirë Ju pret me përqafimin e saj dhe është asaj që ia besojmë shërbesën Tuaj dhe tonën si barinj.

Faleminderit! Na bekoni ne dhe Kishat tona! Ne Ju sigurojmë lutjet tona.

+ Gjergj Meta

Ipeshkëv i Rrëshenit

President i KISH

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Protestuesit studentë dhe të “flamingove” vendosin: Kandidat për kryebashkiak në Tiranë nga radhët tona!
Para 15 minutash

Protestuesit studentë dhe të “flamingove” vendosin: Kandidat për kryebashkiak në Tiranë nga radhët tona!

Italia fajëson hakerët pro-rusë për publikimin në dark web të të dhënave të ministrit të Jashtëm Tajani
Para 19 minutash

Italia fajëson hakerët pro-rusë për publikimin në dark web të të dhënave të ministrit të Jashtëm Tajani

Tensione të forta mes protestuesve/Protestuesi rrihet te protesta e PD, sepse bërtiti “Rama n’burg, Berisha n’burg”. Rrihet dhe një tjetër…
Para 1 ore

Tensione të forta mes protestuesve/Protestuesi rrihet te protesta e PD, sepse bërtiti “Rama n’burg, Be...

Sali Lusha pushon te “Guri i DIALOGUT”
Para 1 ore

Sali Lusha pushon te “Guri i DIALOGUT”

Më të lexuarat

1 Të rinjtë e Protestës synojnë krijimin e një partie, nisin përgatitjet për alternativa politike dhe lista online
Para 18 orësh

Të rinjtë e Protestës synojnë krijimin e një partie, nisin përgatitjet për alternativa politike dhe li...

2 Nga debati i fundit për bashkimin e opozitës del një fitues politik: Edi Rama
Para 20 orësh

Nga debati i fundit për bashkimin e opozitës del një fitues politik: Edi Rama

3 Spiropali poston foto në stilin e Che Guevarës: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur
Para 17 orësh

Spiropali poston foto në stilin e Che Guevarës: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur

4 Kursi i këmbimit për sot, 7 nëntor 2026
Para 7 orësh

Kursi i këmbimit për sot, 7 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.