Ina Nuka, efektivja që humbi gishtat në protestë (FOTO)
Ina Nuka është efektivja që mbeti e plagosur në protestën e banorëve të ”Astirit” para Kuvendit. Nuka është efektive e forcave ”Shqiponja” në komisariatin Nr. 3. Raportohet se efektivja ka humbur gishtat e njërës dorë. Po ashtu një tjetër efektiv raportohet se ka humbur dëgjimin, ndërsa kanë mbetur të plagosur 10 të tjerë. Edhe disa banorët të “Astirit” kanë mbetur të plagosur por nuk dihet një numër i saktë i tyre. Sa i përket qytetarëve të plagosur, policia nuk ka dhënë ende asnjë informacion.

KOHA JONË SONDAZH

