Inagurimi i Bypassit të Rrogozhinës sjellë edhe ambasadoren simpatike
Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond_Haxhinasto dhe Ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri Romana_Vlahutin, kanë inaguruar Bypassin e Ri të Rrogozhinës.
Ministri i Transportit falenderoi Bashkimin Europian, për kontributin e dhënë në ndërtimin e kësaj vepre. Haxhinasto tha se ky segment është një vepër e rëndësishme me një gjatësi prej 4.5 km, investimi në të cilin shkon 5.7 ml euro.
Ministri tha se ky “Bypass”, zgjidh problemin e trafikut veçanërisht për lidhjen mes Rrogozhinës dhe Elbasanit, pasi mënjanohet qyteti dhe shkurtohet rruga me të paktën 30 minuta. Ministri më tej sqaroi se ky projekt, gjatë ndërtimit pësoi ndërhyrjet e nevojshme dhe nuk do të jetë më një mur ndarës midis pjesës së banuar dhe tokave të fermerëve që punojnë atje.
Ai gjithashtu theksoi se: “Kjo është një rrugë që do ketë impakt ekonomik dhe social të ndjeshëm, projekti është përmirësuar me disa nënkalime duke plotësuar dhe kërkesat e banorëve të zonës. Kjo rrugë përfundoi në kohë dhe do te jetë në ndihmë të biznesit dhe banorëve. Ju bëj thirrje dhe kompanive të tjera të vazhdojne punimet me ritme, dhe ti përfundojne në kohë, duke respektuar të gjithë elementet e standartet e rrugës, dhe veçanërisht elementet e sigurisë, që janë me shumë rëndësi për ne”.
KOHA JONË SONDAZH

