“Inceneratorët “maja e ajsbergut” e PPP-ve”/ Erebara: Në atë të Tiranës duhej të investoheshin 80 mln euro por…
Në një lidhje me Skype për Ora News, gazetari Gjergj Erebara ka komentuar zhvillimet e fundit në vend sa I përket aferës së inceneratorëve.
Sipas tij, inceneratorët janë maja e ajsbergut e PPP-ve të qeverisë Rama.
“Inceneratorët janë pjesa më e dukshme e projektit të qeverisë Rama sa i përket koncesioneve PPP dhe janë një çështje e ndjeshme pasi, si të thuash, paratë janë paguar por inceneratorët nuk janë atje. Dhe qeveria nuk merr përsipër të përgjigjet pse inceneratorët nuk janë atje.
Mund t’ju citoj një raport të Ministrisë së Financave që thotë se, në inceneratorin e Tiranës duhej të investoheshin 80 milionë euro që deri më sot nuk janë investuar. Kjo është e bardhë mbi të zezë.
Pastaj është edhe çështja tjetër, çështja kryesore që, inceneratorët janë marrë përsipër të ndërtohen nga qeveria aktuale duke shkelur çdo lloj llogjike ekonomike, çdo parim të BE. Menaxhimi I mbetjeve nuk konsiston në djegjen e tyre se djegjet nuk I asgjesojnë mbetjet. Duhet të mendojmë për riciklim, jo për mbetje”, u shpreh Erebara.
A kemi nevojë për kaq shumë inceneratorë?
Gjergj Erebara: Kjo është çështja tjetër. Inceneratorët e projektuar në Shqipëri duket se kanë kapacitet më të lartë se prodhimi aktual I plehrave. Ne nuk është se kemi statistika të sakta për prodhimin e plehrave sepse e gjithë industria e plehrave ka vite që është subjekt I spekullimit, subjekt I kontratave të dyshimta, që lidhen me prokurim të drejtëpërdrejtë nga ana e bashkive.
Aktualisht shteti shqiptar ka kryer të gjitha detyrimet ndaj inceneratorit të Fierit dhe ky duhej të ishte në punë. Por nuk është vënë në punë pavarësisht se paratë janë paguar. Pikëpyetja është, a ekzistojnë diku këto para që janë paguar apo jo? Inceneratori I Fierit ka capital 100 mijë lekë, 800 euro. Dhe nëse falimenton atëherë I sekuestrohen 800 euro.