Inceneratorët, PD: Persona të huaj e dinë ku shkuan paratë e shqiptarëve
Partia Demokratike ka denoncuar sërish skandalin me inceneratorin e Tiranës, për të cilin tha se deri më sot, janë paguar 45 milionë euro për ndërtimin e tij por incenerator nuk ka.
Ku shkuan paratë? Incenerator nuk ka”, tha Abi Malltezi nga zyra e shtypit e PD në një deklaratë për mediat.
PD ka shtruar disa pyetje ku mes të cilave flitet dhe për dyshime për përfshirje të shtetasve rusë.
“A kishte shtetase ruse që financonin në emër të guackës gjyshe? Kush shqiptar di të thotë ku shkuan paratë e shqiptarëve? Shtetas të huaj përfshirë shtetas rusë e dinë ku shkuan paratë e shqiptarëve”, tha ai.

KOHA JONË SONDAZH

