Inceneratori i Fierit, Lefter Koka në gjyq: Kërkoj drejtësi, akuzat si të fallxhores

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka kishte radhën për t’u mbrojtur këtë të mërkurë para Gjykatës në çështjen e inceneratorit të Fierit. Përmes avokatit, Lefter Koka pretendoi se nuk ka kryer asnjë shkelje ligjore. Ai shpreh edhe se akuza ndaj tij bazohet në mendime personale të fallxhores, jo në prova.

“Nuk e kisha menduar që do dilja para gjykatës. Akuza shkoi në dy dosje penale të ndara dhe përmes fraksioneve sheh faktet. Sot dal para jush për tre akuza me dy pretenca me nga 10 vjet. Unë e mora detyrën në 2010 dhe riciklimi ishte emergjent. Dua të them se kjo akuzë është ngritur në formën e tallavasë është absurde.

Akuza bazohet në mendime personale të fallxhores, jo në prova. Kriter themelor i procesit penal. Të besosh tek çifti famëkeq është njësoj si të investosh tek Sudja dhe Rrapushi në ditët e fundit të falimentit. Kjo strukturë nuk është kala ku ju të bërë bashkë duhet ta mbroni, por është kala e çdo Shqiptari për të marrë Drejtësi.

Nuk do të rresht së kërkuari deri në frymën e fundit, jo vetëm në këtë gjykatë të provojëpafajësinë time. Me prova e fakte të provoj fajësinë e atyre që më hoqën lirinë në mënyrë brutale duke më arrestuar e më pas duke sajuar prova të turpshme”,-mësohet të ketë thënë Koka.

SHKARKO APP