Inceneratori i Fierit, Manjani: Aksioni i sotëm, ushqim për popullim. SPAK të fillonte këtë hetim nga…
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani thotë se hetimi për inceneratorët nuk ka logjikë për shkak se kompanitë që kanë qenë përfituese nuk janë pyetur asnjë herë nga SPAK-u. Për të aksioni i sotëm ng SPAK për incerenatorin e Fierit, është një ushqim për mediat dhe për popullin.
”Hetimi i inceneratorëve nuk mund të fillohej kështu siç ka nisur, pra çohet LSI-ja, bën një kallëzim që me shumë gjasa e ka bërë për inat të Lefter Kokës që iku nga LSI, fillojnë bëjnë ca arrestime.
Qeveria fërkon duart se thotë këta të LSI-së po zihen dhe me atë rast po shet se është arrestuar Koka. E gjithë vorbulla e opinionit publik është ndërtuar rreth faktit se po bëhen arrestime të fuqishme dhe sot del një lajm që është një ngjarje e madhe për publikun, një ushqim për mediat, një ushqim për popullin.
Si duhet të fillonte ky hetim që të kishte logjikë gjëja. SPAK duhet të fillonte këtë hetim nga Mirel Mërtiri. Do doja të kuptoja se çfarë po ndodhte. Kompanitë që janë fituese të kësaj gjëje, nuk janë pyetur asnjëherë të vetme. Atëherë s’ka hetim”.