Incerenatorët, Denaj: Dëshmitarët duhet të shprehen pa spekullime

Anëtarja e PS-së në Komisionin Hetimor, Anila Denaj u ka bërë thirrje kolegëve të saj të opozitës që të lënë dëshmitarët të shprehen dhe të mos japin deklarata spekulative në lidhje me hetimin për inceneratorët. Gjatë një prononcimi për mediat, Denaj tha se dëshmitarët duhet të shprehen pa paragjykime.

”Për të qartësuar opinion publik. Pjesa e parë e Komisionit Hetimor konsistoi në thirrjen e dëshmitarëve që kanë qenë pjesë e prokurimit publik. Paralelisht me Komisionin Hetimor, SPAK është duke ndjekur me dëshmi dhe prova për të dalë në veprime konkrete.

Kjo e bën të pamundur që dëshmitarë e thirrur nga SPAK të kontribuojnë për një proces që mund të jetë në dëmtim të organit të akuzës. Anëtarët e PS-së në komision gjykuan të arsyeshme për një opinion juridik nëse thirrja e dëshmitarëve dëmton apo jo organin e akuzës.

Në pjesën e dytë dëgjuam drejtues të institucioneve të cilat dhanë përgjigje për të gjitha pyetjet. Dua të kujtoj se asnjë nga anëtarët e komisionit nuk mund të spekulojë me fjalë, por të lërë të shprehen dëshmitarët.

Ne duhet të dëgjojmë dëshmitarët dhe të përpilojmë raportin më 23 shkurt. Të lëmë dëshmitarët të flasin dhe jo të japim deklarata spekulative. Të mos dëmtohet asnjë dëshmitarë me opinione apo me gjykime të parakohshme. Të lejojmë organin e akuzës të jap vendimet sipas direktivave ligjore”.

SHKARKO APP