Incerenatorët, Kryemadhi publikon pagesat: Janë harxhuar miliona për fluturime edhe në kohë pandemie

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka publikuar listpagesat e kryera nga kompania koncesionare e inceneratorëve për flututime gjatë periudhës së pandemisë.

Kryemadhi shton se e bën me qëllimin që akush të mos “harrojë”, duke ironizuar në këtë mënyrë me administratoren e “Integrated Energy”, Ariola Kodra, e cila përballë Komisionit Hetimor deklaroi se nuk i mbante mend shpenzimet për udhëtime.

”Që asnjëri të mos “harrojë”, kur pyetet para SPAK, Komisionit Hetimor apo opinionit publik. Ja ku i keni, me data dhe shuma ekzakte, se si inceneratorët që gjasme do të zgjidhnin emergjencën mjedisore, paskan harxhuar miliona për fluturime edhe në kohë pandemie”, shkruan Kryemadhi në facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?