Inçesti i Dibrës, njerka: Kur vajza më tregoi, i ati hante makarona
Njerka e vajzës 15-vjeçare nga Dibra, të përdhunuar nga i ati i saj, ka qënë personi i parë që e ka kuptuar çfarë kishte ndodhur me thjeshtrën e saj dhe duke qënë se e kishte nuhatur sjelljen e pazakontë të të shoqit ndaj vajzës së tij, e besoi menjëherë adoleshenten.
“Kur erdhi vajza, vura re se ishte shumë e tronditur, – shkruan GSH. – E pyeta dhe ajo më tregoi se çfarë kishte ndodhur. Në çast i thashë Gurit: ‘Nëse ti e ke bërë këtë punë, ik menjëhërë prej këtu’. Ai m’u përgjigj se nuk kishte bërë asgjë. Ndërsa për rrobat që i kishte tërë baltë më tha se ishte rrëzuar. Nuk doja ta dëgjoja, por i thashë të zhdukej nga shtëpia.
Ai hëngri një pjatë me makarona dhe u largua për tek bagëtitë. Unë me vajzën shkuam tek kunati dhe më pas bëmë denoncimin në polici”.
Dëshmia e babait
“Mëngjesin e së enjtes, unë dhe vajza shkuam në qytetin e Peshkopisë për të shitur bimët medicinale që kishim mbledhur më parë. Pasi mbaruam punë, u nisëm për në fshat me furgonin e linjës. Nga makina zbritëm jo në vendin ku zbrisnim zakonisht, por diku tjetër. Unë doja që të mos humbnim kohë dhe i thashë sime bije që të ecnim nëpër pyll, pasi rruga që na çonte në shtëpi ishte më e shkurtër. Në një moment, unë i vura dorën asaj në qafë. Kaq, asgjë tjetër”,- është shprehur paraprakisht Guri Përgjegji.
I pyetur në lidhje me pretendimin e bashkëshortes, se ai e kishte ngacmuar seksualisht vajzën edhe më parë dhe se për këtë ishin konfliktuar rreth 20 ditë para ngjarjes, Guri Përgjegji ka thënë: “Po, kemi bërë fjalë. Gruaja ime më tha se çfarë po ndodh në shtëpinë tonë. Ka diçka mes teje dhe vajzës. Unë ia ktheva se nuk ka asgjë dhe se nuk e shoh time bijë me atë sy”.
Pyetjes se si arrite ta përdhunoje vajzën tënde, 46-vjeçari është përgjigjur: “Nuk e di as vetë. Nuk e di sesi ndodhi përdhunimi”.
I pyetur nëse 15-vjeçarja ishte gjaku i tij, pra vajza e tij, Guri Përgjegji është shprehur: “Nuk di çfarë të them…”.
Ndërsa, pyetjes se nga analizat që i janë bërë vajzës dhe vetë atij ka rezultuar se e bija është abuzuar seksualisht nga ai, 46-vjeçari sërish i është përgjigjur se: “Nuk di çfarë të them as për këtë”.
KOHA JONË SONDAZH

