Incident i pazakontë në Tiranë, qytetari përleshet me policin rrugor

Një përplasje fizike ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në kryeqytet, ku protagonistë janë bërë një qytetar dhe një efektiv i Policisë së Qarkullimit Rrugor.

Ngjarja ka ndodhur në një nga zonat më të frekuentuara të Tiranës, pranë një qendre tregtare, ku oficeri i policisë rrugore ishte pozicionuar mbi vizat e bardha dhe po orientonte kalimtarët e shumtë dhe këmbësorët për të kaluar rrugën e sigurt.

Në dëshminë e zbardhur që efektivi ka dhënë, ai ka përshkruar momentin kur është sulmuar nga pas:

Swiss Digital Desktop Reklama

Për një moment nuk po e kuptoja se kush ishte ky person, pasi nuk e njihja fare. Kur e pashë që më vendosi thikën në qafë, reagova menjëherë dhe e kapa me të dyja duart”, ka sqaruar efektivi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas reagimit të policit dhe ndërhyrjes së menjëhershme të forcave të tjera të rendit që ndodheshin në zonë, u bë i mundur neutralizimi dhe arrestimi i shtetasit D. Kasa. Atij iu sekuestrua edhe thika me të cilën sulmoi efektivin te vizat e bardha.

Megjithatë, edhe pas shoqërimit në komisariat, skena mbetet e rrethuar nga misteri. Gjatë marrjes në pyetje, Kasa ka zgjedhur të kyçë gojën përpara hetuesve, duke mos dhënë asnjë deklarim apo shpjegim mbi motivet dhe arsyen se pse tentoi të godiste me thikë në qafë oficerin e policisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 2443 (62.4%)
Jo 1216 (31.1%)
Nuk e di 256 (6.5%)

Vota totale: 3915