Incident në eventin e PS, kandidates së Urës Vajgurore i bie të fikët në skenë

 

Juliana Memiaj, kandidatja e PS për Bashkinë e Urës Vajgurore ka dhuruar një moment jo të këndshëm sot, në sy të kolegëve dhe mbështetësve socialistë në eventin e organizuar në Pallatin e Kongreseve. Julianës i ka rënë të fikët në kohën që ishte në podium krah 60 kandidatëve të tjerë të mazhorancës për zgjedhjet vendore. Ajo është përmendur vetëm pas shplarjes me ujë të pijshëm,- raporton gazeta Panorama. Më pas ka mbërritur edhe ambulanca dhe e kanë shoqëruar për në ambientet spitalore të kryeqytetit.

SHKARKO APP