Incident në një qendër numërimi të votave në Tiranë, vëzhguesi godet me grusht kryetarin e KZAZ
Një incident është regjistruar në ambientet e Qendrës së Numërimit të votave në Kashar, ku është goditur me grusht kryetari i Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ).
Sipas News24, një prej vëzhguesve të Ornaldo Rakipit ka goditur me grusht kryetarin e Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ).
Ngjarja ka ndodhur në prani të komisionerëve dhe vëzhguesve të tjerë, duke krijuar tension dhe ndërprerje të menjëhershme të numërimit të votave.

