Incidentet me banorët, policia në ”sitën” e SHÇBA-së

Vendimi i formës së prerë të Gjykatës për kthimin e tokës pronarëve, hasi në kundërpërgjigjen e familjeve tek zona e njohur si “Petro Nini Luarasi” në Tiranë, të cilët mbrojtën banesat e tyre, edhe pse ndaj tyre Policia e Shtetit së bashku me një kompani përmbarimi privat, ushtruan dhunë. Dy familje me 15 anëtarë, prej mëngjesit të së hënës protestuan nga mëngjesi deri rreth orës 16:00 të pasdites Veprimet e policëve që kishin shkuar në mbështetje të përmbaruesve privatë, pritet të kalojnë në ”sitën” e Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankeseva. Mësohet se SHÇBA-ja por edhe Drejtoria e Standardeve Profesionale pranë Policisë së Shtetit kanë nisur verifikimin e veprimeve policore në terren, ditën kur përmbaruesit privatë shkuan të ekzekutonin një vendim gjykate për shembjen e një banese.

Hetimi administrativ do përqendrohet nëse ka pasur tejkalim të kompetencave nga ana e uniformave blu dhe nëse ndaj anëtarëve të 4 familjeve, që u tentuan të nxirreshin jashtë banesave, është ushtruar dhunë. Nga ana tjetër, në polici u shoqëruan disa prej anëtarëve të familjeve dhe pritet të kryhen verifikime edhe për këtë rast. Një prej familjeve që duhet të lironin banesën, është edhe ajo e efektives së policisë, Blerta Dervishi, që u konfliktua disa herë me kolegët e saj.

Sipas informacioneve, ajo është pezulluar nga detyra dhe ka marrë vërejtje për pengim të ushtrimit të detyrës. Veprimet e policisë me banorët e 2 shtëpive në rrugën ”Sami Frashëri” u kritikuan edhe nga Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, i cili theksoi se nuk ishin aspak dinjitoze dhe efikase. Për këtë, pasditen e së hënës u shkarkua nga detyra edhe Drejtori i Policisë së Tiranës, Kastriot Skënderaj. Për ngjarjen ka reaguar edhe Kryeministri Edi Rama, që i cilësoi pamjet të trishtueshme por sqaroi se qeveria s’ka asnjë fuqi mbi vendimet e gjykatave dhe policia e ka detyrim ligjor t’i përgjigjet Përmbarimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Punonjësit e Përmbarimit përdorën leva dhe shufra hekuri, duke goditur me forcë portën e shtëpisë. Në këtë situatë, Policia e Shtetit nuk bëri asnjë veprim për parandalimin e tyre, pasi kanë qenë banorët e tjerë të zonës të cilët kanë ndërhyrë dhe kanë larguar përmbaruesit. Të paktën tri gra pësuan gjendje të fikti, ndërsa fëmijët e familjeve të prekura të shokuar kanë parë gjatë gjithë kohës skenën. Aty ishin dhe fëmijët e vegjël, të moshuar apo dhe një grua shtatzënë. Ata protestojnë për banesën që prej 60 vitesh është kthyer në shtëpinë e tyre. Banorët u shtrinë fillimisht në mes të rrugës duke bllokuar gjithë qarkullimin e mjeteve, më tej u futën në banesë duke mbyllur portën kryesore, duke mos lejuar Përmbarimin të ekzekutojë vendimin e Gjykatës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Banorët pretendojnë se pronarët e tokës Aleksandër dhe Ilir Gavoci, i kanë premtuar se do t’i japë disa banesa por ndërtuesi e ka ndryshuar kontratën. Nga ana tjetër pronari i tokës shprehet se janë familjarët që kërkojnë më shumë nga sa arritën në marrëveshje. Avokati i banorëve është shprehur se për këtë akt nuk ka asnjë vendim gjykate. Ai thotë se ndërhyrja e përmbarimit dhe policisë është e padrejtë pasi sipas tij pronari i truallit nuk u ka gjetur strehim dy familjeve Dervishi dhe Llapaj që jetojnë aktualisht në godinën 2-katëshe. Gjatë përplasjes mes familjarëve dhe policisë, u arrestuan tre persona ndërkohë që gra dhe fëmijë të dy familjeve, fillimisht qëndruan të ngujuar në shtëpi.

Pronari i truallit, Aleksandër Gavoçi ka sqaruar se ai është pronar i truallit ku janë ndërtesat pasi e ka trashëguar nga gjyshi i tij. Ai pranon se ka bërë marrëveshje me banorët për t’ju dhënë një hyrje në momentin që do ndërtohet pallati por ata tashmë pretendojnë edhe dyqane. Kërkesat e shtuara sipas tij janë të papranueshme dhe nuk mundet të ndryshohet marrëveshja e arritur. Paçka se kemi të bëjmë me një konflikt mes pronarit dhe banorëve, pamjet që vinin nga qendra e Tiranës ishin të papranueshme. Fëmijë dhe gra që tërhiqen zvarrë nga policia, si dhe nxjerrja në mes të katër rrugëve e tre familjeve është një ngjarje që duhet të shqetësojë qeverinë, pavarësisht se ka një vendim gjykate që i jep të drejtë pronarit. Ajo që ndodh te “Petro Nini Luarasi” nuk është një çështje që ka të bëjë me të drejtën e pronës por me të drejtat e njeriut. Policia dhe shteti po sillen në mënyrë brutale me familjet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?