Incidenti me armë në Fier, sillen në Tiranë 3 të plagosur, mes tyre ai që u qëllua me armën e policit

Është nisur drejt Tiranës për trajtim më të specializuar i plagosuri me armë në urgjencën e spitalit të Fierit.

Ngjarja i parapriu një sherri mes dy familjeve më 31 gusht në Levan, ku mbetën të plagosur 5 persona.

Pas mbërritjes në spital, njëri prej shoqëruesve të të dëmtuarve i mori armën nga brezi policit dhe qëlloi Aleksandër Zhapajn.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po kështu po vijnë në Tiranë për mjekim të specializuar edhe Erlind Muçaj dhe Klajdi Lamaj të cilët ndodheshin në reanimacion e spitalit Fier.

Swiss Digital Mobile Reklama

Aktualisht ne spitalin e Fierit ndodhen Aldi dhe Gentian Zhapaj.

Si degradoi ngjarja?

Sherri në Fier ku u plagosën pesë persona nisi mes dy familjeve në Levan, familjes Zhapaj dhe Braçe.

Më pas konflikti vazhdoi edhe në ambientet e Urgjencës së Spitalit, ku një prej autorëve i mori armën efektivit të patrullës dhe qëlloi mbi Aleksandër Zhapanj.

Ndërsa dy prej personave të tjerë u plagosën me sende të forta dhe dy me mjete prerëse.

Dy vëllezërit Gentian Zhapa dhe Aldi Zhapaj, djemtë e Aleksandirit, janë plagosur me sende të forta.

Ndërsa dy të plagosurit e tjerë me mjete prerëse janë Klajdi Lamaj dhe Erlind Muçaj.

RTV Ora - Incidenti me armë në Fier, sillen në Tiranë 3 të plagosur

/Ora News

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?