Incidenti me shitësen ambulante, Bashkia pezullon 4 inspektorë (VIDEO)

Pas publikimit në media të një videoje, ku disa punonjës të Policisë Bashkiake shfaqen duke i sekuestruar karrocën një shitëseje ambulante, Kryeinspektori i Policisë Bashkiake të Tiranës ka pezulluar menjëherë nga detyra 4 inspektorët që ishin në detyrë, deri në sqarimin e plotë të ngjarjes në fjalë.

Videoja e incidentit me punonjësit e e policisë vendore  dhe gruas që shiste kokoshka është komentuat gjatë ditës së sotme në rrjet, me tone kritike ndaj qëndrimit të Bashkisë. Nisma Thurje ka postuar një video ku shfaqet shitësja në gjendje jo të mirë shëndetësore pas bllokimit të mallit.

Denoncimi i Nismës Thurje:

Swiss Digital Desktop Reklama

Sot do blente ilacet me leket qe do mblidhte nga kokoshkat qe mezi shiste. E kishte receten ne xhep. Erdhi shteti, ai i fuqishmi me muskuj, me dy fuoristrada, me nje karoatrec, me kater police dhe i mori jeten per pak.
Degjoje Erion Veliaj…DEGJOJE
Degjoje Edi Rama…DEGJOJE
KJO MUND TE ISHTE NENA JUAJ NE SE NE JETE DO TE KISHIT PATUR ME PAK FAT.
DEGJOJENI
THOJINI EDHE KESAJ SE PO SILLET SI SHQIPTARE…TREGOJANI REFORMAT…
Degjojeni njerez…DEGJOJENI
NESE NUK E REFUZONI KETE MODEL NE KETE POZICION MUND TE JETE SECILI PREJ NESH NESER
BOLL!!!!!!!!

Swiss Digital Mobile Reklama

https://www.facebook.com/thurje/videos/453376404871533/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?