Indiani blen 4 mijë dollarë një maskë për tu mbrojtur nga Covid-19
Një nga mjetet kryesore të luftës globale kundër pandemisë Covid-19 është maska e fytyrës. Por në Indi një burrë ka zënë titujt e parë të mediave për një maskë unike që zotëron, për të cilën ka besim të plotë se nuk do e lejojë që të infektohet me koronavirus.
Biznesmeni Shankar Kurhade nga qyteti perëndimor i Pune, ka blerë një maskë të florinjtë për rreth 4,000 dollarë.
“Është një maskë e hollë që ka vrima të vogla dhe më ndihmon të marr frymë. Meqenëse është e florinjtë kam besim se do më mbrojë nga koronavirusi, por unë marr edhe masa të tjera.
Maska e tij shkon mirë me bizhuteritë e tij të tjera, pasi Kurhade preferon të zbukurohet me varëse unaza e byzylykë floriri. India deri tani ka raportuar 648,315 raste me COVID-19 dhe 18,655 vdekjeve, sipas analistëve amerikanë të Johns Hopkins University.