Indrit Çobani publikon foto me Vasil Radën
Aktualitet E Hënë, 5 Dhjetor 2022 23:36
Nga Indrit Çobani-
Studio tv KOHA, 1999 (pjesë e KOHA JONE). Me mikun tim të zemrës Vasil Rada (foto në fund).

Në foto: Vasil Rada (djathtas) dhe Indrit Çobani
Në atë kohë celularët dhe makinat private ishin të rralla. Unë dhe Vasili ishim grup xhirimi! Dhe kur donim të leviznim për ndonjë eskursion qejfi në periferi të Tiranës, unë shtiresha sikur në Telefonin e redaksisë vinte një njoftim urgjent për ngjarje të sapo ndodhur në zonën X (varej se ku e kishim planifikuar ne udhëtimin), unë dhe Vasili niseshim rrufe…dhe kështu garantonim transportin. Një ditë Orgest Totojani (që e kishte kuptuar “skemën”)
na fotografon dhe na tha, kaq shumë sa ikni ju në ngjarje urgjente, të keni një FOTO për të nisur kronikat…
Ti Vasil u nise për udhëtimin pa kthim sot. Unë zemërthyer prapë do të qesh sa herë të kujtoj historitë tona, se nuk besoj që dikush të na keté parë ndryshe ne, veçse duke qeshur. S’ka Lamtumirë mes nesh….
KOHA JONË SONDAZH