Indrit Hoxha: Basha të japë dorëheqjen, të hapet gara për kryetarin e ri

Lulzim Basha e ka ”ngrirë” dorëheqjen që ka kërkon grupi parlamentar i PD, por anëtari i ‘Foltores”, Indrit Hoxha thotë se në selinë blu duhet që të çelet gara për kreun e ri të partisë. Për të kushti i Komisionit të Rithemelimit për të zgjidhur krizën në PD, është vota dhe se Basha duhet të tregohet i gatshëm të përballet me votimin.

”Nuk mund të jetë një fitore as për ne, por duke marrë parasysh kushtet sesi Berisha u fut në këto zgjedhje. Në një hark kohor prej 5 muajsh, një ambasadë amerikane që bënte fushatë kundër Foltores, lëvizje pa struktura, pa seli, pa fonde, me logo të konfiskuar. Arriti të rikonfirmojë vetëm si një forcë e dytë opozitare.

Sigla e PD, një forcë me një histori 32 vjeçare doli forcë e tretë me 6 përqind. Synimi ynë është ringritja e PD-së dhe bashkimi vjen vetëm nëpërmjet votës. Të kandidojë cilido, edhe zoti Basha ka të drejtë të kandidojë. Po Berisha duhet të jetë pjesë e garës? Padyshim që po”, tha në Report Tv.

SHKARKO APP