Infektohet me Covid 19 drejtori i rëndësishëm në Bashki, panik te të tjerët
Është konfirmuar pozitiv me Covid 19 drejtori ekonomik i Bashkisë së Elbasanit Qemal Tusha. Ndërsa gjatë ditës së djeshme në Elbasan u konfirmuan 4 raste pozitive mes tyre ishte edhe ai i drejtuesit lokal.
Burimet bëjnë me dije për Fax News se ai është vetëizoluar në banesë, ndërsa infektimi i tij ka shkaktuar pánik në institucionin e bashkisë Elbasan.
Pritet që familjarë dhe të aferm të Z. Tusha ti nënshtrohen tamponit. Aktualisht numri i personave aktiv në Elbasan është 73 , ku virusi tashmë është shfaqur ne disa institucione vendore, ku pak ditë më parë u infektua edhe drejtorja e arsimit.
Vetëm dje në vendin tonë u konfirmuan 141 raste të reja me Covid 19, ndërkohë që numri i jetëve të humbura që prej fillimit të pándemisë ka shkuar në 208.