Infermierët e rinj, dalin datat e provimit për licencën
Një muaj pas përfundimit të testimit për tetë profesione të shëndetësisë, nis sezoni i provimeve të shtetit për infermierët e rinj. Qendra e Shërbimeve Arsimore ka bërë publike listën bashkë me datat dhe orën e saktë të provimit.
Bëhet fjalë për 2231 infermierë, që do të testohen në tri javët e para të muajit korrik, nga data 2 deri më 20 korrik. Secili mund të shikojë emrin e tij në faqen e QSHA-së dhe të paraqitet në orën e caktuar për të dhënë testimin elektronikisht. Kalimi me sukses i kësaj faze i pajis me licencë, me anë të së cilës infermierët mund të kërkojnë një vend pune.
Të drejtën për t’u futur në provim e kanë vetëm ata që kanë mbrojtur diplomën e masterit, si dhe kanë kryer praktikën e detyrueshme profesionale 1-vjeçare. Për shkak të numrit të lartë, QSHA është detyruar të testojë në një sezon më vete infermierët, duke e shtyrë provimin e mësuesve për në muajin shtator.
RREGULLAT E PROVIMIT
Përpara nisjes së sezonit të provimeve, Qendra e Shërbimeve Arsimore ka bërë disa sqarime të nevojshme për ata që do të testohen. E detyrueshme është prania gjysmë ore përpara në ambientet e provimeve, pasi të jetë kryer pagesa prej 2 mijë lekësh, e vlefshme vetëm për një pjesëmarrje në provim. “Kandidatët, lutemi të paraqiten vetëm në orarin e përcaktuar dhe publikuar në faqen ueb të QSHAsë. Tarifa e depozituar për llogari të Qendrës së Shërbimeve BESARTA BASHA Një muaj pas përfundimit të testimit për tetë profesione të shëndetësisë, nis sezoni i provimeve të shtetit për infermierët e rinj. Arsimore është e pakthyeshme dhe e vlefshme vetëm për sezonin aktual të provimit të shtetit”. Po ashtu, nënvizohet dhe një nen i ligjit për profesionet e rregulluara, në të cilin thuhet se personi që kërkon një profesion të rregulluar, ku futet edhe ai i infermierisë, duhet të ketë përfunduar një program të akredituar ose kualifikime profesionale, të vërtetuar me dokumente zyrtare si brenda dhe jashtë vendit, me kushtin që të jenë njohur në Shqipëri. Përdorimi apo qoftë edhe pajisja e një mjeti celular në ambientet e provimit penalizon kandidatët pjesëmarrës në provim. E po ashtu, edhe komunikimi apo konsumimi i ushqimit apo duhanit në ambientet e QSHA-së, ku do të kryen testimet e infermierëve.
KOHA JONË SONDAZH

