Infermieri i akuzuar për përdhunim: Tregova respekt për pacienten

Infermieri 26-vjeçar Everest Duka, i cili akuzohet për tentativë kryerje marrëdhëniesh seksuale me një vajzë 16-vjeçare është pezulluar nga detyra.

Ky vendim vjen nga Drejtoria e Spitalit të Elbasanit ku theksohet se priten hetime të mëtejshme për rastin.

Sipas policisë, 26-­vjeçari me profesion infermier në pavionin e Nefrologjisë, në qendrën spitalore “Xhaferr Kongoli” është ndaluar, pasi akuzohet për veprën penale “marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur e mbetur në tentativë”.

Por i akuzuari nuk e ka pranuar akuzën e bërë nga e mitura, duke pohuar se ai është përpjekur të kryejë vetëm detyrën e tij, duke treguar herë pas here humanizëm dhe respekt ndaj pacientes së tij.

Policia vazhdon hetimet për të zbardhur të plotë ngjarjen. “Infermieri 26-vjeçar ka qenë me shërbim në pavionin e nefrologjisë në spitalin “Xhaferr Kongoli ”Elbasan, ku punonte si infermier, ku edhe sipas deklaratave të bëra nga e mitura, ky i fundit ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me pacienten e tij, shtetasen S.B., 16 vjeçe”, njofton policia. 

 

 

SHKARKO APP