Infermieri i Elbasanit, 30 mijë lekë gjobë për puthjen

30 mijë lekë gjobë si dhe paralajmërim për heqjen e të drejtës së ushtrimit të detyrës ka qenë masa që ka marrë Urdhri i Infermierit lidhur me rastin e Elbasanit.

 Pak ditë më parë në media u bë publik denoncimi i një pacienteje të mitur nga Elbasani, e cila akuzoi infermierin Everest Duka për tentativë përgjumini.   Vetë infermieri ka pranuar afrimitetin me të miturën duke thënë se e dhe e kishte puthur 16-vjeçare. Për këtë arsye Urdhri i Infermierit ka mbledhur komisionin disiplinor i cili ka marrë edhe masat ndëshkimore.

 Në njoftimin e shpërndarë për mediet, Urdhri i infermierit njofton se dy masat e marra ndaj infermierit vijnë si pasojë e shkeljes së kodit të etikës.

SHKARKO APP