Infermieri i Elbasanit: Ajo më puthi në faqe, unë ia ktheva në buzë

“M'u afrua e më puthi në faqe dhe unë mbylla derën e ia ktheva duke e puthur në buzë”.

Kështu ka deklaruar sot në sallën e gjyqit, 26-­vjeçari Everest Duka, infermieri i akuzuar për ngacmim seksual nga një paciente 16-vjeçare.

Ndërkohë që pas dëshmisë, Gjykata e Elbasanit vendosi për të masën e sigurisë “Detyrim paraqitjeje”, vetë infermieri mohoi akuzat duke thënë se vetëm i kishte shërbyer me humanizëm dhe nuk kishte asnjë interes tjetër.

Ai shtoi se veprimi i tij ishte vetëm “kthim i një puthjeje”.

Më vonë, nga rrrjeti social Facebook u zbuluan mesazhet që vajza i kishte shkruar inferimerit, ku ndër të tjera i kërkonte që ai ta merrte për grua, nëse e linte të fejuarin.

Denoncimi për të u bë nga nëna e minorenes, ndërkohë që pacientë të spitalit dhe mjekët kanë deklaruar më herët se nuk kanë vënë re asnjë sjellje të dyshimtë të Dukës gjatë kohës që 16­-vjeçarja ka qenë e shtruar në repartin e Nefrologjisë. 

SHKARKO APP