Infermieria, studentët synojnë tregjet e huaja europiane

Infermieria edhe këtë vit ishte një ndër degët më të kërkuara nga maturantët. Por shumë prej atyre që e zgjodhën deshirojne që në përfundim të studimeve të largohen nga Shqipëria duke synuar tregjet e huaja.

Frenkli Sallaku do të nis në tetor studimet e larta në degën e infermierisë. Por zgjedhja nuk është e paqëllimtë. Ai shpreson që infermieria ti sigurojë mundësi punësimi në tregun europian.

“Mendoj që më e mira e mundshme është ta vazhdoj jashtë si profesion pasi pagesa është më e mirë andej”

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe Megi sytë i ka përtej Shqipërisë. Bashkë me zgjedhjen ajo ka bërë dhe llogaritë për kushte më të mira pune dhe jetese dhe në përfundim të studimeve synon punësimin jashtë kufijëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Synoj që të punësohem jashtë pasi ka standard më të mirë jetese atje”

Rreth 700 infermire lanë Shqipërinë vitin që kaloi dhe duket se largimet do të ndjekin po të njejtat ritme. Ata që ende nuk janë ulur në auditore thonë se trajtimi financiar do të ishte nje nder arsyet që do ti largonte nga vendi.

Sipas të dhënave të Urdhërit të Infermierit rezulton se çdo vit hapen mesatarisht rreth 550 vende të reja pune, ndërkohë që diplomohen rreth 1200-1500 vetë duke krijuar në këtë mënyrë një numër të lartë të papunësh. Por përtej statistikave, infermieria është një ndër degët më të kërkuara nga studentët. Nga 240 kuota për këtë program studimi, deri në fazën e katrët janë regjistruar rreth 200 maturantë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?