Infermierja me koronavirus në Elbasan, karantinohet reparti i gjinekologjisë

Ditën e sotme në Elbasan (4 korrik) u regjistruan 4 raste të reja me COVID -19. Një prej tyre është një infermiere e qendrës spitalore “Xhaferr Kongoli”, në repartin e gjinekologjisë.

Infermierja ka shfaqur simptomat disa ditë më parë dhe është konfirmuar pozitive nga tamponi i bërë. Ndërkohë po sipas burimeve mësohet se i gjithë reparti është karantinuar.

Gjatë raportimit ditor këtë të shtunë (4 korrik), u regjistruan 2 viktima dhe 67 raste të reja. Numri total i viktimave ka shkuar në 74 ndërsa numri total i të infektuarve është 2,819.

 

 

SHKARKO APP