Informacionet më të rëndësishme që duhet të dimë për COVID-19
Çfarë është Covid-19, sëmundja që filloi në Wuhan?
Është shkaktuar nga një anëtar i familjes së viruseve koronavirus që nuk është hasur kurrë më parë.
Si koronaviruset e tjera, ajo ka ardhur nga kafshët. Të infektuarit e parë e morën atë në tregun e shitjeve me shumicë të produkteve të detit në Kinë.
Cilat janë simptomat që shkakton ky koronavirus?
Virusi mund të shkaktojë pneumoni. Një ndër shenjat e dukshme është kolla, ethet dhe vështirësi në frymëmarrje.
Në raste të rënda mund të ketë dështim të organeve. Meqenëse kjo është pneumoni virale, antibiotikët nuk janë të dobishëm. Ilaçet antivirale që kemi kundër gripit nuk do të funksionojnë. Rimëkëmbja varet nga forca e sistemit imunitar. Shumë prej atyre që kanë vdekur tashmë ishin në gjendje të dobët shëndetësore.
A duhet të shkoj te mjeku nëse kam kollë?
Në Mbretërinë e Bashkuar, këshillat mjekësore janë që nëse kohët e fundit keni udhëtuar në zona të prekura nga koronavirusi, duhet të:
qëndroni në ambiente të mbyllura dhe shmangni kontaktin me njerëzit e tjerë ashtu siç do të bënit për gripin por jo nëse nuk keni qenë në këto shtete.
A transmetohet virusi nga një person te tjetri?
Komisioni kombëtar i shëndetësisë në Kinë ka konfirmuar transmetimin nga njeriu në njeri, dhe ka pasur transmetime të tilla diku tjetër.
Sa njerëz janë prekur?
Që nga 25 shkurti, virusi ka prekur 81,212 njerëz në botë. Në Kinën kontinentale ka pasur 2.663 vdekje midis 77.658 rasteve, kryesisht në provincën qendrore të Hubeit. Më shumë se 12,000 njerëz të prekur në Kinë tashmë janë mirë.
Koronavirusi është përhapur në të paktën 30 vende të tjera. Vendet më të prekura janë Japonia, me 850 raste, përfshirë 691 nga një anije lundrimi në Yokohama, dhe katër vdekje. Italia ka regjistruar 229 raste dhe 12 vdekje, ndërsa Koreja e Jugut ka regjistruar 893 raste dhe tetë vdekje. Ka pasur edhe vdekje në Hong Kong, Tajvan, Francë, Iran dhe Filipine.
Ka pasur 15 raste të regjistruara dhe nuk ka vdekje deri më sot në Mbretërinë e Bashkuar.
Pse Koronavirusi është më keq se gripi normal, dhe sa të shqetësuar janë ekspertët?
Ne ende nuk e dimë se sa i rrezikshëm është koronavirusi i ri dhe nuk do e dimë derisa të merren më shumë të dhëna. Shkalla e vdekshmërisë është rreth 2% në epiqendrën e shpërthimit, provincën Hubei dhe më pak në vende të tjera. Për krahasim, gripi sezonal zakonisht ka një shkallë të vdekshmërisë nën 1% dhe mendohet se shkakton rreth 400,000 vdekje çdo vit në nivel global. Sars kishte një normë vdekjeje më shumë se 10%. Një tjetër çelës i panjohur është se sa ngjitës është koronavirusi. Një ndryshim thelbësor është se ndryshe nga gripi, nuk ka vaksinë për koronavirusin e ri, që do të thotë se është më e vështirë për anëtarët e cënueshëm të popullatës, të moshuarit ose ata me probleme ekzistuese të frymëmarrjes ose imunitetit, të mbrojnë veten e tyre.
A është shpërthimi një pandemi dhe a duhet të kemi frikë?
Jo. Një pandemi, në termat e OBSH, është “përhapja në mbarë botën e një sëmundjeje”. Përhapja e virusit jashtë Kinës është shqetësuese por jo një zhvillim i papritur. OBSH e ka cilësuar shpërthimin si një emergjencë shëndetësore publike me shqetësim ndërkombëtar. Shpesh viruset që përhapen lehtë priren të kenë një ndikim më të butë. Në përgjithësi, koronavirusi duket se po godet më së shumti njerëzit e moshuar, më pak raste tek fëmijët.