Informacioni zyrtar i SPAK për operacionin “Shpirti”: Mes të arrestuarve dhe dy shoqërues të ish-ministrit të Brendshëm
SPAK ka dhënë informacion zyrtar për operacionin “Shpirti” të shtrirë në 4 shtete të ndryshme përfshirë Shqipërinë. Ndër rreshta, theksohet se mes të arrestuarve janë dhe dy shoqërues të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri në 2016, Hekuran Marku dhe Agustin Deda.
Ndër të arrestuarit e tjerë janë: prokurori i Vlorës Maksim Sota. Është ndaluar edhe ish-oficeri i policisë në Vlorë, Festim Lelaj, i proceduar në kohën kur në detyrë ishte ministër i Brendshëm, Saimir Tahiri.
Është ndaluar edhe shefi i sektorit të trafiqeve në drejtorinë e përgjithshme, Ilir Balla, shpërdorim detyre, ndërsa edhe ndaj tij është dhënë masa “arrest shtëpie”.
Një tjetër zyrtar i ndaluar është edhe Saimir Kurti, drejtor i zyrës së punës në Kavajë.
”Në veçanti, masat e sigurisë personale janë ekzekutuar, (përveç 10 shtetasve që janë arrestuar më parë në kuadër të operacionit Kulmi) edhe për një administrator publik (drejtor), një prokuror, tre zyrtarë të lartë të policisë e dy punonjës te tjerë policie, këta dy të fundit në kohën e kryerjes së veprave penale – në vitin 2016 – me detyrën e pjesëtarëve të grupit te shoqërimit të ish – Ministrit të Brendshëm. Zyrtarët publikë, në disa raste pronarë të drogës, kanë garantuar, jo vetëm nga ana tokësore, por edhe detare në Shqipëri, që dërgimi i lëndës narkotike i destinuar në brigjet e Puglia-s të kryhej me siguri të plotë,”- thuhet në njoftimin e SPAK.

KOHA JONË SONDAZH

