”Injektoi ujë biologjik në vend të vaksinës”, Rama flet për teoritë konspirative

Kryeministri Edi Rama në nisjen e sesionit të ri parlamentar dhe të fundit para zgjedhje të 25 prillit, foli gjërë e gjatë për vaksinën anti-covid dhe të gjithë procesin, ku ndër të tjera hodhi poshtë të gjitha teoritë konspirative në lidhje me vaksinimin. Pas deklaratave të opinionistëve se ai ka injektuar ujë biologjik në vend të vaksinës reale, kryeministri ironizoi se është një nivel i analistëve shumë i lartë për ne njerëzit e zakonshëm.

”Na jep mundësi që ta shikojmë me optimizëm 6 mujorin e dytë të këtij viti që procesi do të ecë i patrazuar nga luhatjet e mundshme. Në momentin që kompania do të bëjë furnizimin e parë për të sjellë vaksinat do të ndjekim të njëjtin proces për të hequr edhe çdo sëkëlldi të krijuar nga gjithfarë llojesh tralalash në media apo rrjete sociale, po ashtu kam biseduar me ministren që sidoqoftë pjesa që ka bërë vaksinën do të duhet të kthehet për të marrë dozën tjetër cilido që do të jetë i gatshëm të bëjë një transparencë mbi atnitrupat që vaksina është marrë ajo që thuhet dhe ka bërë të gjithë efektin e parashikuar. Është e rëndësishme që kam parë se opinionistë që kanë hedhur idenë që unë kam injektuar ujë biologjik. Është një nivel i analistëve shumë i lartë për ne njerëzit e zakonshëm”, tha Rama.

SHKARKO APP